Ramos nuk do të festojë kurrë golin kundër Realit, nëse në dy vite gjatë qëndrimit në Paris, përballet me ish-klubin.
Pas 16 sezoneve, Sergio Ramos nuk është lojtar i Real Madrid.
Ai nuk arriti marrëveshje me klubin për rinovimin e kontratës dhe ashtu si shumë legjenda tjera, Reali në njëfarë mënyre e “poshtëroi” edhe kapitenin që i ka dhënë shumë klubit, duke e larguar atë.
Sido që të jetë, Sergio s’ka përfunduar, ai do ta vazhdojë karrierën të një klub i madh, siç është Paris Saint Germain.
Në një intervistë të gjatë për AS së fundmi, ai ka folur për shumë gjëra, e gjithashtu edhe për mundësinë që të luajë një ditë kundër ish-klubit.
Natyrisht, s’kishte se si të mungojë pyetja se a do të festojë nëse i shënon Reali, Sergio u përgjigj: “Unë kurrë nuk do të festoja një gol kundër Madridit. Mbi të gjitha, ajo është familja ime dhe është në zemrën time. Ata e meritojnë atë respekt. Jo një gol, por as një fitore”, u shpreh ai.
Ramos ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me PSG-në, deri më 2023.