Kampioni i Maqedonisë së Veriut, skuadra shqiptare Shkëndija nga Tetova, pësoi humbje të thellë në stadiumin “Fazanerija” në Murska Sobota.
Mura ka shënuar fitore me rezultat 5:0 ndaj kuqezinjve, në kuadër të ndeshjes së kthimit të rrethit të parë të Champions League.
Edhe sfidën e parë e ka humbur me 1:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 6:0 eliminohet nga Championsi.
Golat i shënuan: Bobicanec (25' e 45+1'), Klepac (55' e 87’) e Kous (64').
Futbollisti Krivak në minutën e 42-të u përjashtua nga loja për shkak të kartonit të dytë të verdhë, duke e lënë me një lojtar më pak Shkëndijen, për çka reagoi ashpër dhe trajneri Ernest Gjoka.
Duhet theksuar se në minutën e 15-të, Shkëndija pati rast, kur topi ka shkuar ngjitur me shtyllën e portierit Obradoviq
Shkëndija eliminohet dhe tani do të garojë në rrethin e dytë të Conference League.