Roma ka kompletuar transferimin e portierit Rui Patricio nga Wolves.
Patricio është një ndër transferimet e reja, me të cilët Jose Mourinho synon të bëjë ndryshime te Roma.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Roma ka prezantuar Patricion, që ka nënshkruar kontratë trevjeçare.
“Numri 1 i yni i ri. Mirëserdhe te Roma, Rui Patricio”, shkroi klubi.
Ndërkohë, Roma për portugezin ka paguar plotë 11 milionë euro.