Arbër Prekazi është futbollisti më i ri i SC Gjilanit.
Mbrojtësi me përvojë të madhe në futbollin kosovar tanimë edhe zyrtarisht i është bashkuar skuadrës kuqebardh.
Ashtu siç paralajmëroi edhe ndodhi, Arbër Prekazi është ‘Skifteri’ më i ri.
Ka qenë faqja zyrtare e SC Gjilanit që nëpërmjet një video ka zyrtarizuar ardhjen e Prekazit në Gjilan.
Lojtari do të vazhdoj t’i mbetet besnik numrit 33 edhe te Gjilani, numër që e kishte bartur edhe në skuadrat e mëparshme ku ka luajtur.
Vlen të theksohet se Gjilani ka paguar një dëmshpërblim te Ballkani, skuadër me të cilën Prekazi kishte kontratë edhe për një vit.