Skuadra e futbollit Ramiz Sadiku nga Prishtina ka synimet e saja për edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës.
Skuadra me renome synon që të përgatitet sa më mirë dhe të arrijë rezultate sa më të lakmueshme.
“Kryesia e klubit të Ramiz Sadikut i ka besuar Elon Berishës, detyrën e kryetrajnerit edhe në edicion e ri.
Pas sezonit të suksesshëm, përgjegjësi i klubit Agron Mecinaj i ka besuar stafit të njejtë të trajnerëve drejtimin edhe për sezonin 2020/21, ku bashkëpuntor të Berishës do të jenë Fillim Guraziu dhe Kastriot Gashi kurse trajner i portierëve Lirim Hajdini.
Kryesia e klubit po ashtu ka arritur marrëveshje me shumicën e futbollistëve nga edicioni i shkuar.
Po ashtu janë zgjedhur edhe përgjegjësit dhe trajnerët në kategoritë e reja:
19-vjeçarët në sezonin e ri do ti udhëheq trajneri Granit Dërvisholli kurse te kadetët U-17 përgjegjës do të jetë Triumf Sinani kurse bashkëpuntor i tij Arsim Kastrati.
Në krye të gjeneratës së pionerëve U-15 është Ardian Haliti me bashkëpuntor Etrur Sadikun, kurse fatosët U-13 do ti drejtoj Fidan Islami”, njofton KF Ramiz Sadiku.