Muri i vandalizuar i sulmuesit të Manchester mbulohet me mesazhe mbështetjeje

Futboll

Muri i vandalizuar i sulmuesit të Manchester mbulohet me mesazhe mbështetjeje

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 00:04
Marcus Rashford

Mesazhet e turpshme që u shkuan një pikturë murale të sulmuesit, Marcus Rashford në Withington, Manchester menjëherë pas penalltisë së tij të humbur në Wembley ditën e hënë, janë mbuluar me letra e mesazhe mbështetjeje.

Zemrat e letrat e dashurisë që shpallin Rashfordin e Tre Luanëve një hero dhe shembull tani mbulojnë këto mesazhet mizore, shkruan The Sun.

Ndësa Rashford, tha se është mallëngjyer nga këto mesazhe si dhe është zotuar të “mos kërkojë kurrë falje për atë që është.

“Unë mund të marr kritika për performancën time gjatë gjithë ditës, penalltia ime nuk ishte mjaft e mirë, duhej të kishte hyrë brenda. Por unë kurrë nuk do të kërkoj falje për atë që jam dhe nga kam ardhur, ka thënë Rashford.

Ylli i Manchester United ishte një nga tre penalltarët e pasuksesshëm në finalen e Anglisë me Italinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat