Tashmë është zyrtare, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Ivan Balliu ka firmosur me skuadrën madrilene të Rajo Vallecanos, e cila këtë sezon do të militojë në La Liga pasi këtë sezon u ngjit nga Segunda Division.
29-vjeçari ka firmosur një kontratë dy-vjeçare me skuadrën e Vallecanos duke ndërmarrë hapin e madh në karrierë duke luajtur në La Liga, ai gjithashtu gjatë sezonit të kaluar ishte pjesë e Almerias.
Balliu ka mbajtur veshur edhe fanellat e Barcelonës B, Metzit në Francë Arukës në Portugali dhe të rinjve të Gironas në Spanjë.
Lajmin e transferimit të Ivan Balliut tek Rajo Vallecanos e ka bërë vetë publike klubi madrilen me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj..