I kishin humbur disi gjurmët e tyre si çift. Secili dukej sikur lundronte vetëm, i përkushtuar në rolet përkatëse profesionale. Massimiliano Allegri, pas një ndërprerje 2-vjeçare kthehet në trajning, sërish në stolin e Juventusit. Në përgatitje për të marrë drejtimin e bardhezinjve, trajneri livornez po i karikon bateritë bashkë me partneren, duke kaluar pushimet verore si çift i lumtur.
Në kohët e fundit, imazhet e trajnerit dhe aktores ishin të pakta. Tani, megjithatë, revista javore “Chi” i fotografoi gjatë pushimeve, në një lundrim dashurie përgjatë Bregut Amalfi. Sikurse duket në foto, lidhja e tyre është e fortë.
Përkundër heshtjes “sociale”, ata janë gjithnjë e më të bashkuar. Në jaht, trajneri shfaqet i relaksuar dhe shikon me dashuri zemrën e tij.
Ajo rregullon rrobat e banjës, duke fshehur dekoltenë dhe më pas i afrohet trajnerit. Më pas puthen, përqafohen në jaht, si dy zogj dashurie.
Trajneri 53-vjeçar dhe aktorja e serialit “Le fate ignoranti”, 44 vjeçe, nëna e Jolanda dhe Leonardo me ish-in, Francesco Renga, janë mirë së bashku. Ata nuk flasin për një martesë, por e jetojnë me shumë qetësi historinë e dashurisë.