Lionel Messi është duke u rivalizuar nga disa yje për “Topin e Artë”, ku aktualisht është përfshirë edhe mesfushorin e Çellsits, Zhorzhinhjo se bashku me yllin tjetër të “Bluve”, N’Golo Kante. Mesi fitoi trofeun e parë për Argjentinën duke mposhtur Brazilin në Kupën e Amerikës dhe ishte lojtari i turneut, pasi që shënoi dhe krijoi me shumë se të gjithë të tjerët.
Sipas “Mundo Deportivo”, pavarësisht një sezoni jo të mirë te Barcelona, Messi shihet si ndër favoritët për “Topin e Artë”.
Shumë raportime thoshin se edhe N’Golo Kante është rival, pas suksesit me Çellsin në Ligën e Kampionëve.
ishte lojtari i ndeshjes në fitoren ndaj Man. Sitit, por shanset u zbriten kur Franca u eliminua nga Zvicra në “Euro 2020”.
Zhorzhinjo gjithashtu hyri në këtë garë, pasi fitoi Ligën e Kampionëve dhe “Euro 2020”. Italiani ishte çelësi i suksesit së “Azzurëve” duke shënuar golin e fitores ndaj Spanjës në penallti.
Ndër kandidatët e tjerë janë: Kilian Mbape, Robert Levandovski, Xhianluixhi Donarumma, Kristiano Ronaldo, Kevin de Brujne, Rahim Sterling, Hari Kejn dhe Federiko Kieza. Sidoqoftë, favoriti momental mbetet Lionel Mesi.