Tottenham është klubi më i gatshëm për të bërë ofertën më të madhe

Futboll

Tottenham është klubi më i gatshëm për të bërë ofertën më të madhe

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 11:52
Tottenham është klubi më i gatshëm për të bërë ofertën më të madhe

Sevilla ka një nga talentet e mbrojtjes më të mirë në botë në organikë, por këtë verë do e humbasë.

Jules Kounde kërkon një eksperiencë në një klub më të madh, në një kohë kur për të është interesuar edhe Real Madrid.

Por Tottenham është klubi më i gatshëm për të bërë ofertën më të madhe. Gianluca Di Marzio raporton se londinezët kanë gjetur akordin për transferimin e Kounde për 30 milionë euro, plus të tjera në formë bonusesh.

Është gati edhe kontrata për 22-vjeçarin, por miratimi i tij nuk ka ardhur ende. Kounde kërkon një klub më të madh se Tottenham dhe dyshon se me londinezët mund të luftojë në arenën e madhe të futbollit Europian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat