Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta ish futbollisti shqiptar

Futboll

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta ish futbollisti shqiptar

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 11:59
Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta ish futbollisti shqiptar

Lajm i trishtë për skuadrën e Vllaznisë, ku mëngjesin e sotëm në moshën 60-vjeçare është ndarë nga jeta si pasojë e një sëmundje të rëndë që vuante prej kohësh, ish-mesfushori, Aziz Gruda.

Këtë lajm e ka bërë publike vetë skuadra shkodrane me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”, ku shkruajnë se Gruda ka kontribuar me vite me rradhë në sukseset e Vllaznisë ku u shpall kampion në sezonin 1991/1992.

MESAZHI I KLUBIT TË VLLAZNISË –

“IN MEMORIAM/ NDAHET NGA JETA ISH- MESFUSHORI AZIZ GRUDA

Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta në moshën 60 vjeçare ish- futbollisti i Vllaznisë Aziz Gruda. Lojtari që ka kontribuar për disa vite me rradhë në sukseset e skuadrës tonë, duke e shpallur edhe kampione atë në sezonin 1991-92, vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe si rrjedhojë nuk ka mundur dot t’i rezistojë duke i dhënë lamtumirën familjes së tij, por edhe të gjithë njerëzve të njohur në një moshë të re. Kjo padyshim që është një humbje e madhe edhe për KF Vllaznia, i cili i gjendet pranë familjarëve dhe të afërme të tij në këtë moment të vështirë.

I përjetshëm qoftë kujtimi yt Aziz Gruda!".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat