​10 golat më të bukur të Euro 2020

Futboll

​10 golat më të bukur të Euro 2020

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 12:32
Xherdan Shaqiri

Kampionati Evropian i futbollit Euro 2020 përfundoi para pak ditësh me Italiën që u shpall kampion pasi e mposhti Anglinë pas ekzekutimit të penalltive.

Ky turne dhuroi emocione të shumta, spektakël, befasi por nuk munguan as rastet trishtuese siç ishte ai me mesfushorin e Danimarkës Christian Eriksen i cili pësoi arrest kardiak dhe mbeti pa ndjenja në fushë gjatë lojës kundër Finlandës.

Por, në Euro 2020 nuk munguan as golat spektakolar duke filluar nga ai i Xherdan Shaqirit, Lewandowskit, De Bruyne e Insignes.

Më poshtë mund t’i ndiqni 10 golat më të bukur nga Euro 2020.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat