Sabijn Lilaj dhe Qëndrim Zyba në ndeshje ndaj Ferencvarosit kanë u larguan nga stadiumi me autoambulancë.
Dyshja kishin pësuar dëmtime në pjesën e dytë, gjë që u mendua se janë të rëndë, sidomos ai i Zybës.
Por klubi sot ka shkruar që dyshja janë liruar nga spitali, duke mos precizuar se sa do të mungojnë lojtarët.
“Edhe këso rastesh kalohen me disponim. Lilaj e Zyba që mbrëmë lëshuan spitalin”, thuhet në njoftim e klubit.
Prishtina pas një jave ka një ndeshje shumë të rëndësishme në shtëpi dhe nuk dihet se a do të jenë të gatshëm dy lojtarët.
Prishtina do të vazhdojë garat në Konferencë Ligë ku do të takohet me humbësin e ndeshjes, Connah’s Quay Nomads – Alashkert.
Ndeshja zhvillohet më 20 korrik në “Fadil Vokrri” nga ora 18.00..