Raportohet se Chelsea ka bërë një ofertë prej 100 milionë eurosh për yllin e Juventusit Federico Chiesa e cila është refuzuar nga Juventusi menjëherë.
“Blutë” e Londrës janë duke kërkuar emra të rinj për sulmin e tyre pas triumfit në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, raporton “Calciomercato”.
Trajneri Thomas Tuchel erdhi në krye të skuadrës në janar por iu desh të punonte me skuadren e ndërtuar nga paraardhësi i tij, Frank Lampard, përcjellë KosovaPress.
Pronari i Chelseat Roman Abramovich raportohet se ka shprehur gatishmëri për ta mbështetur trajnerin me blerje të reja në afatin kalimtar veror.
Londinezët kanë nevojë për përforcime në fazën sulmuese para sezonit të ardhshëm dhe Chiesa është identifikuar si një nga emrat që mund t’i japin freski këtij reparti.
23-vjeçari, i cili fillimisht e kaloi vitin e kaluar në huazim në Torino, shkëlqeu për Italinë në Kampionatin Evropian Euro 2020 ku edhe u shpallën fitues të turneut.