Italia u shpall kampione Europe, në një kampionat spektakolar, ku tregoi në çdo ndeshje se ishte pretendente absolute, deri në finale me Anglinë, ku mori edhe “kurorën” e Europës.
Statistikat e italianëve janë të pabesueshme . Tridhjetë e katër ndeshje të pamposhtur dhe tani kampionët e Evropës. Çfarë silseso.
Italia e mbylli evropianin në kuotën e 13 golave të shënuar, një rekord absolut ky për “azzurrët” në një turne të vetëm.
Nuk ndodh shpesh, po italianë ranë në sy edhe për kontrollin e topit. Vetëm në finalen e madhe të wembley përballë Anglisë, kishin 65% të kontrollit të topit.
Jo vetëm në lojën kolektive por edhe individët e Italisë shkëlqyen duke vendosur disa rekorde.
Chielini ishte mbrojtësi i tretë më i vjetër në historinë e evropianit, dhe çfarë evropiani, si protagonist dhe fitues.
Bonucci ishte lojtari i vetëm i evropianit i cili nuk u driblua asnjë herë. Jorginho lojtari që ka rikuperuar më shumë topa se të gjithë, plot 25, ndërsa Verratti lojtari që krijojë më shumë raste për shokët e tij, 14..