Partizani ka zyrtarizuar përforcimin e radhës, pikërisht ditën që skuadra dhe stafi janë në Moldavi, për të luajtur ndeshjen e kthimit të “Conference League” kundër Sfintul Gheorghe. Fjala është për
Aleksandar Damcevski, i cili ka lindur në Starsburg të Francës dhe ishte në provë me “demat e kuq”.
CV e tij profesionale është e pasur, teksa së fundi ka luajtur me Ararat në Armeni, për tri sezone. Ka propvuar gjithashtu edhe kampionatin holandez, me NAC Breda. Ja njoftimi i klubit të kuq:
“FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Aleksandar Damçevskin. Qendërmbrojtësi 28-vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon”.