Futbollisti Armend Abazi pas 6 muajve largohet nga skuadra e Malishevës.
Ai është krenarë që ishte pjesë e skuadrës, me të cilët arritën për herë të parë të hyjnë në elitën e futbollit të Kosovës.
“Sot konfirmova shkëputjen nga klubi futbollistik Malisheva, dhe zyrtarisht jam futbollist i lirë deri në shqyrtimin e ftesave që kam nga klubet në vend.
Gjatë këtyre 6 muajve qe kam qenë në këtë klub kam pasur përkrahje nga gjithë stafi dhe shfrytëzoj rastin ti falenderoj të gjithë, si Kryesinë, trajnerët, futbollistët, dhe të gjithë tifozët e Malishevës.
Jam shumë krenar që kam dhënë kontribut për inkuadrimin Historik të KF Malisheves në Superligën e Kosovës.
Suksese për të gjithë”, njofton Abazi.