Tovërlani flet për ndeshjen Llapi - Shkupi

Futboll

Tovërlani flet për ndeshjen Llapi - Shkupi

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 17:24
Tovërlani flet për ndeshjen Llapi - Shkupi

Skuadra e Llapit nesër do ta zhvillojë ndeshjen kthyese ndaj Shkupit në UEFA Conference League.

Takimi i parë mes Shkupit dhe Llapit që u zhvillua një javë më parë përfundoi me fitoren e ekipit shqiptar nga Maqedonia e Veriut me rezultatin 2:0.

Afrim Tovlerani, trajneri i njohur kosovar ka theksuar se Llapi nesër do ta ketë mjaft vështirë ta rikthejë rezultatin, por me një lojë të mençur mund t’ia dalë.

“Besoj që Llapi do ta ketë shumë vështirë, sepse rezultati 2:0 sa është i lartë – mund të jetë edhe i rrezikshëm për Llapin – pasi duke menduar që Llapi ta shkrijë rezultatin, që do të ishte sipas meje jo shumë e mirë, mund të dënohet me kundërsulme, e nëse pëson golin, do të zvogëlohen shanset në minimum”, tha fillimisht Afrim Toverlani për ‘GazetaBlic Sport’.

“Me një lojë të mençur, pjesën e parë duhet të tentojë të arrijë të avantazhi dhe pastaj të rrezikojë gjithçka”, vazhdoi ai.

Sa i përket rikthimit të tifozëve, Afrim Toverlani thekson se ky është veprimi më i mirë që ka bërë një klub në këtë kohë.

“Po rikthimi i tifozëve me këmbënguljen e tyre, është më e mira çka ka bërë një klub. Edhe pse është një numër i vogël, do të jetë një shtytje për futbollistët llapjan”, përfundoi ‘Toki’.

Ndeshja mes Llapit dhe Shkupit luhet nesër nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat