Pas konferencës për media që u zhvillua me fillim nga ora 17:30, skuadra e Llapit ka filluar seancën e fundit përgatitore në ora 18:00 para ndeshjes me Shkupin.
Llapjanët kanë zbarkuar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku edhe do ta zhvillojnë ndeshjen e nesërme.
Fillimisht, skuadra e Batatinës e filloi seancën me vrapime të lehta rreth fushës, duke pasuar me disa ushtrime kardio të lojtarëve.
Gjatë konferencës për media, trajneri Batatina së bashku me kapitenin Bujar Idrizi dhe mesfushorin Arbnor Ramadani premtuan se do të japin nga vetja 100% kundër Shkupit.