Skuadra shqiptare Struga Trim & Lum është përgatitur maksimalisht për ndeshjen e kthimit, kundër Liepaja nga Letonia, në kuadër të ndeshjes së kthimit të Conference League në futboll.
Ndeshja luhet nesër në orën 17.00 në kompleksin “Petar Millosevski” në Shkup.
Trajneri i Strugës, Srgjan Zaharievski, thotë se ai dhe djemtë e tij janë të gatshëm për sfidën dhe janë të vetëdijshëm se me cilin kundërshtar do të përballen nesër.
"Sipas lojës atje, posaçërisht në pjesën e dytë, dhe rezultatit (1:1), mendoj se kemi një mundësi reale për ta kaluar kundërshtarin", - tha mes të tjera Zaharievski.
"Duke pasur parasysh faktin se rregulli i golit jashtë nuk vlen më, ne fillojmë me atë që thuhet 0:0.
Ne nuk do të ngutemi, por do të presim rastin tonë. Ne nuk do të ngutemi, sepse çdo gabim, çdo gabim në ndeshje të tilla mund të nënkuptojë eliminim”, tha Zaharievski.