Më shumë se 24 orë na ndajnë nga ndeshja mes skuadrës shqiptare nga Mali i Zi, Deçiqi dhe nënkampionit të Kosovës, Drita.
Ndeshja pritet me emocione të mëdha, e cila do të zhvillohet në orën 20.45 në stadiumin në Podgoricë, në kuadër të ndeshjes së kthimit të rrethit të parë eliminator të Conference League.
Drita e ka fituar takimin e parë ndaj skuadrës shqiptare nga Tuzi, me rezultat 2:1.
Koficientet e basteve
Bastet e ndryshme e favorizojnë Deçiqin për ndeshjen e nesërme.
“Betfair” për fitoren e Deçiqit e ka koeficientin 2.20, për barazim 3.50 dhe për triumfin e Dritës 2.70.
“Bwin” pothuajse me koeficient të ngjashëm, 2.25 për triumfin e skuadrës nga Tuzi, për barazim 3.25 dhe 2.80 për fitoren e kaltër e bardhëve.
“Interwetten” favorizon Deçiqin me koeficient 2.35, për barazim 3.25 dhe 2.80 për fitoren e Dritës.