Edioni, shqiptari nga Zvicra që synon të luaj në Real Madrid

Futboll

Edioni, shqiptari nga Zvicra që synon të luaj në Real Madrid

Nga: Faton Mehmeti Më: 14 korrik 2021 Në ora: 19:48
Edioni, shqiptari nga Zvicra që synon të luaj në Real Madrid

Kur flasim për shqiptarët e suksesshëm në botë në fushën e futbollit, mendja na shkon tek Xhaka dhe Shaqiri, dhe shumë të tjerët. 

Duket se rrugës së tyre, të shqiptarëve të lindur në Zvicër dhe që po shfaqin talent, është edhe Edion Sadriu, pjesë e FC KONIZ Bernë. 

Futbollisti 12 - vjeçar Edion Sadriu është një prej talenteve më të mëdhenj Shqiptarë në Zvicër, i cili luan në klubin e njohur zviceran të futbollit FC KONIZ.

Image

Ai është i lindur më 06.01.2009 në Zvicër, por me prejardhje nga Slivova, Komuna e Ferizajt, është një futbollist i cili luan në dy pozicione si mbrojtës dhe mesfushor me klubin zviceran FC KONIZ. 

Që në moshën 6 - vjeçare, ai filloi stërvitjet e futbollit në vendbanimin e tij në klubin FC KONIZ. Nuk kaluan shumë kohë dhe talenti i tij mahniti të gjithë. Me ekipin e tij, Sadriu fitoi shumë ndeshje dhe mori shumë e shumë medalje. 

Image

Në klubin KONIZ, Sadriun e përshkruajnë si të “paparashikueshëm me topin” dhe pasimet e tij janë të “klasit botëror”. 

Edioni gëzon një mbështetje të madhe prej familjes dhe rrethit të tij. Ai është një djalë i edukuar në frymën Shqiptare me ambicie dhe ëndrra të mëdha, që një ditë ta ndjekë rrugën e suksesit të futbollistëve shqiptarë.

Ëndrra e tij është të luaj me një klub të madh, Real Madrid, Barcelona dhe të nivelit të tillë. 

Image

Shpresojmë se Edioni në të ardhmen të jetë një yll që do e nderojë kombin shqiptar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat