Gjyqtarët dhanë kontribut të madh në të gjitha disiplinat sportive gjatë viteve të 90-ta (1991-1999). Gjyqtarët sportivë ishin me të sulmuarit nga regjimi serb.
Nexhmedin Mehana i takon Gjeneratës së Republikës. Ai ka qenë ndër gjyqtarët më të mirë të futbollit në vitet e 90-ta.
Edhe Mehana si çdo gjyqtar tjetër, sportist, ka qenë i kërcënuar nga pushtuesi serb por asnjëherë nuk u zmbraps por veproi në shërbim të futbollit, sportit dhe shtetit të Kosovës.
“Një linçim i cili ju bë një njeriu i cili në vitet e 90-ta sakrifikoi shumë për pavarësimin e futbollit shqiptar, pra edhe pse ishte një gjyqtar federativ i federatës së atëhershme ish jugosllave, iu përgjigj thirrjes së njerëzve me eminent të futbollit të Kosovës, që t’i themi jo futbollit famëkeq ish jugosllav.
Me plot dëshirë iu bashkangjit kreut të futbollit të Kosovës në krye me të ndjerin Agim Bytyqi, nuk do të përmendi asnjë emër të udhëheqësve të Rilindjes së futbollit të Kosovës për arsye se ndoshta do t’i hyj ndonjërit në hak pa dashje.
Ka pasur shumë raste të vështira sidomos kur luheshin derbit lokal por të cilat kalonin pa ndonjë ekses të madh, mirëpo ngjarje e cila me ka mbet në koke e të cilën assesi nuk me hiqet nga mendja është një ndeshje e Ligës së Dytë të Kosovës.
Ndeshja ishte një derbi atëbotë i dy pretenduesve kryesor për inkuadrim në Ligën e Parë të Kosovës, ishim në fshatin Pozharan ku ekipi vendas Vllaznia luante kundër ekipit mysafir Mushtishti nga fshati Mushtisht.
Në ekipin e Vllaznisë luanin shumë lojtar të njohur në atë kohë por kryesori ishte futbollisti më i njohur atëherë Besnik Kollari.
Para një numri shumë të madh të tifozëve kryesisht vendas, ndeshjen e drejtonte ish gjyqtari Ismet Sejdiu nga Mitrovica i vrarë nga forcat serbe gjatë luftës me ndihmën e Nexhmedin Mehanës nga Vushtrria dhe Ismail Isufi nga Mitrovica.
Posa filloi ndeshja ekipi vendas me çdo kusht dëshironin të fitonin dhe bërë presion të madh ndaj gjyqtarëve, sidomos ndaj gjyqtarit kryesor Ismet Sejdiut i cili ne asnjë moment nuk zmbraps para kërcënimeve të vendasve.
Pasi takimi u mbyll me rezultatin e barabartë 1:1, pas fërshëllimës së fundit të ndeshjes tifozët vendas së bashku me disa përfaqësues të klubit u versulën drejt tij dhe e dhunuan fizikisht për një kohë të gjatë, ku gjyqtari Ismet Sejdiu pësoi lëndime të shumta trupore i cili kërkoi tretman mjekësor në Mitrovicë, të cilit iu deshtën afër 10 ditë për t’u shëruar. Kjo ngjarje edhe sot me kujtohet ishte nëse nuk gaboj vjeshta e vitit 1997”, tregon Mehana për gazetën kombëtare “Bota sot:
Mehana është krenarë që i takoi gjeneratën së sakrificës dhe iu kundërvunë regjimit.