​Shkupi zhvillon stërvitjen e fundit në “Fadil Vokrri” para ndeshjes me Llapin

Futboll

​Shkupi zhvillon stërvitjen e fundit në “Fadil Vokrri” para ndeshjes me Llapin

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 20:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Pas konferencës për media, me fillim nga ora 20:00, skuadra e Shkupit ka filluar seancën e fundit përgatitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, para ndeshjes së kthimit kundër Llapit.

Lojtarët kanë zbarkuar në stadiumin “Fadil Vokrri” ku po e zhvillojnë stërvitjen e tyre të fundit, përcjell KosovaPress.

Ndeshja mes Llapit dhe Shkupit është e vlefshme për raundin e parë të UEFA Conference League.

Ku në ndeshjen e parë, Shkupi siguroi fitore solide prej 2:0 në “National Arena Teodor Proeski”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat