​Sedlocki “kërcënon” Llapin: Duam të kthehemi me fitore në Shkup

Futboll

​Sedlocki “kërcënon” Llapin: Duam të kthehemi me fitore në Shkup

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 21:29
Foto ilustrim

Nesër do të zhvillohet ndeshja e kthimit mes Llapit dhe Shkupit, e vlefshme kjo për raundin e parë të UEFA Conference League.

Trajneri i Shkupit Goce Sedlocki, gjatë konferencës për media ka bërë të ditur se ekipi i tij është përgatitur mjaftueshëm për të ecur përpara.

Fillimisht, trajneri Sedlocki tregoi që e gjithë skuadra do të jetë e gatshme për nesër, ku në seancat përgatitore janë munduar që të përmirësojnë të gjitha gabimet e ndeshjes së parë.

Sedlocki: Kemi të gjithë grupin gati, jemi mundu që të përmirësojmë gabimet e ndeshjes së parë.

“Djemtë janë në formë të mirë, trajnimet kanë shkuar shumë mirë. Jemi mundu që të përmirësojmë të gjitha gabimet dhe mos t’i bëjmë gabimet e njëjta në ndeshjen e dytë, duke pasur parasysh se kemi përballë një ekip të mirë siç është Llapi”, tha Sedlocki.

Më pas, Sedlocki tregoi edhe synimet e tij në ndeshjen e nesërme, duke treguar që do të japin paraqitje më të mirë se ajo e para në stadiumin “National Arena Teodor Proeski”.

Sedlocki: Në lojën e ardhshme do të jemi shumë më të mirë

"Në ndeshjen e parë e kishim një ngërrç, mirëpo besojmë që do ta kalojmë, dhe në lojën e ardhshme do të jemi shumë më mirë, dhe t'ia arrijmë qëllimit se për çka kemi ardhur këtu”, tha Sedlocki.

Për fund, trajneri i skuadrës maqedonase FC Shkupi tregoi se çfarë pret nga ndeshja e nesërme, duke kërkuar nga lojtarët që të jenë me këmbë në tokë, që t’ia arrijnë kualifikimit tutje për në UEFA Conference League.

Sedlocki: Duam të kthehemi me fitore në Shkup

“Qëndrojmë me këmbë në tokë. Rezultati 2:0 në Shkup nuk do të thotë asgjë. Mendojmë që në këtë ndeshjen e ardhshme do të jemi shumë më të mirë, më të përgatitur, dhe t'ia arrijmë qëllimit që të kthehemi me fitore ne Shkup”, tha Sedlocki.

Ditën e nesërme, me fillim nga ora 20:00, do të zhvillohet ndeshja e kthimit mes Llapit e FC Shkupi, e vlefshme kjo për raundin e parë kualifikues të UEFA Conference League.

Në ndeshjen e parë, Shkupi si vendas arriti ta mposhtë Llapin me rezultat solid 2:0, përmes golave të Markoskit në minutën e 36’ dhe të Rëatubyaye në minutën e 90’+4 shtesë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat