Kampioni i Kosovës, Prishtina, mëson kundërshtarin e garave evropiane!
Skuadra e Prishtinës, pas eliminimit nga kualifikimet e Ligës së Kampionëve nga skuadra hungareze, Ferencvaroshi, do ta vazhdojë aventurën e saj në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Konferencave.
Skuadra nga kryeqyteti do të përballet me klubin Connah’s Quay Nomads më 20 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa ndeshja e dytë do të zhvillohet në “Deeside Stadium” pas një jave.
Rrisi do të jetë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që stadiumi “Fadil Vokrri” do të mund të mirëpresë 30% të tifozëve.