PSG e do edhe Paul Pogbën.
Sergio Ramos, Donnarumma, Wijnaldum dhe Hakimi, janë afrimet e reja të Paris Saint Germain, tre të parët falas, derisa Achraf ka kushtuar 60 milionë euro.
I radhës në listën e PSG-së është Paul Pogba i Manchester Unitedit.
Gazetari i RMC Sport, Loic Tanzi shkruan se edhe 28-vjeçari francez e dëshiron kalimin te PSG dhe është i emocionuar nga ideja e të luajturit në “Parc des Princes”.
Por, ashtu siç ndodhi edhe kur e kërkonte Real Madridi, prej respektit që ka për “Djajtë e Kuq”, Pogba ka zgjedhur të mos ushtrojë presion mbi drejtuesit e klubit që ta shesin në kryeqytet, por që të gjejnë një zgjidhje me marrëveshje të dyanshme.
PSG gjithashtu e do edhe Theo Hernandezin në mbrojtje, për të kompletuar një 11-she që vërtet do të ishte vrastare për çdo kundërshtar, me Neymarin, Di Marian dhe Mbappen përpara.