Gjiganti italian me çdo kusht dëshiron ta mbajë mbrojtësin 23 vjeçar.
Klubi nga Serie A AC Milan thuhet se ka refuzuar një ofertë në regjionin e 40 milionë eurove për yllin e tyre Theo Hernandez, raporton “Tuttosport”.
Paris Saint-Germain po synon që ta transferojë mbrojtësin francez, port oferta e parë e tyre drejt Milanit u refuzua, pasi që klubi italian dëshiron me çdo kusht ta mbajë atë.
Pas katër përforcimeve të reja, si ai i Wijnaldum, Ramosit, Hakimit dhe Donnarummas, gjiganti francez dëshiron që ta transferojë edhe mbrojtësin e krahut të majtë të Milanit Theo Hernandez.
Sezonin e kaluar, Hernandez bëri 45 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar tetë gola dhe tetë asistime për skuadrën e Milanit.