Antoine Griezmann është i tepërt te Barcelona dhe e ka kuptuar që nuk ka më vend për të qëndruar në këtë skuadër. Ai do të sakrifikohet për të nënshkruar kontratën e Mesit në La Liga.
Për Grizmanin ka pasur interesim nga shumë skuadra, por duket se qëllimi dhe dëshira e tij lidhet me një rikthim të mundshëm tek Atletikoja e Madridit. Ai ka nisur pushimet me Koken dhe ky i fundit mund të futet “mik” për ta rikthyer në skuadrën ku kaloi vitet e arta si futbollist.
Asgjë nuk është e lehtë, por nisur nga dëshira e lojtarit dhe e klubit për të prishur bashkëpunimin.
Diego Simeone gjithashtu do të ishte i lumtur që ta përqafonte sërish “luftëtarin” e tij, por kjo varet shumë nga aspekti ekonomik. Grizman konsiderohet si një dështim te Barcelona dhe nuk arriti të bënte atë për të cilën u transferua.