Shabani optimist

Futboll

Shabani optimist

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 11:07
Shabani optimist

Skuadra e FC Shkupit do të mundohet që të kalojë barrierën e raundit të parë në garat evropiane dhe të eliminojë skuadrën e Kosovës Llapi.

“Pas 90 minutave të zhvilluara në Shkup, jemi përgatitur seriozisht për sfidën kthyese. Djelmoshat janë të gatshëm për të dhënë maksimumin. Pas ndeshjes së parë potencova se nuk është ajo lojë që e dëshirojmë, por këto janë sfidat e para evropiane dhe janë më të vështirat. Mirëpo tani jemi përgatitur mirë për të arritur qëllimin tonë.

Fillojmë nga zero dhe u thash futbollstëve se rezultati 2-0 në Shkup nuk do të thot asgjë dhe duhet të punojmë maksimalisht dhe të kthehemi nga Prishtina me fitore,” tha mes tjerash trajneri i FC Shkupit, Goce Sedloski.

Ndërkohë Bujar Shabani , beson se FC Shkupi është përgatitur mirë dhe njeh më mirë skuadrën e Llapit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat