Mbrojtësin shqiptar e dëshiron klubi skocez

Futboll

Mbrojtësin shqiptar e dëshiron klubi skocez

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 11:31
Mbrojtësin shqiptar e dëshiron klubi skocez

Erion Hoxhallari prej kohësh ëndërron që të luajë në një kampionat të huaj dhe ofertat nuk i kanë munguar.

Së fundmi, interesim konkret për mbrojtësin e Tiranës dhe të Kombëtares shqiptare kanë shfaqur skocezët e St Mirren.

Vetë lojtari nuk i ka mohuar asnjëherë negociatat me këtë klub, por gjatë orëve të fundit situata është komplikuar disi.

Hoxhallari është ende nën kontratë me Tiranën, por klubi nuk është bërë pengesë në rast se ai vendos të largohet.

Natyrisht, Refik Halili i ka vendosur një çmim kartonit të lojtarit dhe kërkesa fillestare ka qenë 200 mijë euro.

Mësohet se edhe kjo nuk është pritur mirë nga skocezët, që gjithsesi nuk i kanë ndërprerë bisedimet.

Halili nga ana tjetër ka lënë shteg për bisedime, por gjithnjë duke vënë në dukje se një produkt i klubit të tij dhe me një moshë 25-vjeçare nuk mund të mos ketë vlerësimin e duhur për kartonin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat