Drita do të luajë ndeshjen kthyese ndaj Deçiçit në Podgoricë në kuadër të Ligës së Konferencës.
Nënkampioni i Kosovës kishte fituar ndeshjen e parë me rezultat 2-1 kundër klubit shqiptar që doli nënkampion në Malin e Zi.
Trajneri Ardian Nuhiu në portë pritet të luajë me Faton Malokun, ndërsa në mbrojtje do të rreshtohen Ardian Limani, Ardian Cuculi, Arago Jamal dhe Ilir Blakoqori.
Mesfusha do të përbëhet nga Muharrem Jashari dhe Erjon Vucaj, ndërsa para tyre pritet të jetë Astrit Fazliu.
Sulmi do të përbëhet nga Almir Ajzeraj, Arbnor Muja dhe Simonovski.
Drita për këtë ndeshje ka vetëm një mungesë, mesfushori i njohur Hamdi Namani, i cili ende nuk është riaftësuar nga dëmtimi.
Ndeshja fillon në ora 20:45 dhe fituesi do të luajë në raundin e dytë përballë Feyenordit.