Skuadra shqiptare Deçiçi nga Tuzi ka dy mungesa kundër Dritës nga Gjilani.
Mungesa të mëdha për ndeshjen e kthimit të Conference League.
Matija Bozhanoviç nuk do të luajë sepse ka të lënduar hundën, ndërsa Jonathan Dreshaj u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e parë në Prishtinë.
“Është për të ardhur keq që kemi probleme me personelin në një ndeshje kaq të rëndësishme.
Bozhanoviç dhe Dreshaj nuk do të luajnë, por është e sigurt që të gjithë futbollistët kanë një motiv të madh, kështu që sa herë që ata luajnë, ata sigurisht do të japin më të mirën e tyre për ta prezantuar klubin e tyre në garën evropiane sa më mirë”, tha Jovan Nikoliq, futbollist i Deçiqit.