Pas paraqitjeve të mira me Anglinë në “Euro 2020”, Declan Rice nga sezoni i ardhshëm mund edhe të bëhet me skuadër të re.
Manchester City, Manchester United e Chelsea janë tri nga klubet e mëdha që kanë shfaqur interesim për mesfushorin anglez.
22-vjeçari ka kontratë të vlefshme me West Ham United deri më 30 qershor 2024, por klubi do lejonte largimin e tij.
Sipas raportimeve, “Çekanët” kërkojnë së paku 110 milionë euro për shitjen e mesfushorit.
Declan Rice është pjesë e West Hamit nga viti 2013, teksa debutimin me skuadrën e parë e ka bërë më 2017.