Klubi francez Nice, dëshiron të nënshkruajë me yllin e Romës, Justin Kluivert.
Sipas gazetarit të njohur italian Fabrizio Romano, mesfushori holandez është shumë afër për t’u bashkuar me OGC Nice.
Është trajneri i skuadrës Christoph Galtie i cili po insiston për nënshkrimin e holandezit 22-vjeçar.
Lojtari i Romës tani është duke luajtur për klubin Gjerman RB Leipzig në formë huazimi.
Kluivert u transferua në Roma më 12 qershor për 18.75 milionë euro nga Ajaxi.