Llapi do të luajë ndeshjen kthyese ndaj Shkupit në “Fadil Vokrri” në kuadër të Ligës së Konferencës.
Ndeshja e parë u mbyll 2-0 në të mirë të Shkupit, ndërsa skuadra jonë do të kërkojë të bëjë rikthimin e madh.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, pritet t’i besoj formacionit të njëjtë me të cilin luajti ndeshjen e parë.
Ndryshime mund të ketë vetëm në portë ku nga minuta e parë pritet të mbrojë Ilir Avdyli.
Sulmi do të përbëhet nga Selmani, Veliu dhe Shillova.
Ndeshja fillon në ora 20:00.