Sjellja e tifozëve anglezë, sidomos në përfundim të finales së humbur pas goditjeve të 11-metërshave përballë Italisë në Euro 2020, la shumë për të dëshiruar aq sa pati reagime të forta nga vetë autoritetet e Anglisë, ndër të cilët edhe kryeministri Boris Johnson.
Akuza e radhës vjen nga 43 tifozë danezë, të cilët kanë firmosur një raport në të cilin thuhet se “kemi rënë pre e dhunës dhe e ngacmimeve të tifozëve anglezë.”
Ata thonë se u rrahën brutalisht gjatë gjysmëfinales së Euro2020 të zhvilluar në Wembley.
Për më tepër, ndër episodet më domethënëse ishte ajo e një djali 9-vjeçar që u vërshëllyen dhe ngacmua vazhdimisht, ndërsa babai i tij u godit me grusht në stomak. Ngjarjet e pakëndshme nisën në shkallët e impiantit mitik londinez, për të vijuar edhe në ambientet e jashtme.