Arjen Robben ka vendosur zyrtarisht të pensionohet për herë të dytë nga futbolli.
Futbollisti holandez një vit më parë i ishte rikthyer futbollit pas pensionimit duke u aktivizuar te Groningeni.
Në karrierën e tij si futbollist, Robben ka luajtur për Chelsea, Real Madridin dhe Bayern Munichun.
Sukseset më të mëdha i arriti me bavarezët.
Ndërkaq, për Kombëtaren e Holandës u paraqit për 14 vite me radhë.