Legjenda e futbollit të Kosovës, Esat Mehmeti, është i pikëlluar thellë me vdekjen e ish futbollistit të Llapit nga Podujeva, Naser Ibrahimi. Ish portieri i mirënjohur, Mehmeti, me fjalë prekëse për Ibrahimin.
“Sikur ta dija se Naseri po ik...!
E dinte Naseri edhe vet se diagnoza ishte e rëndë...por me moral të fort e besim të Zoti, asnjëherë nuk u dorëzua!
Pesë ditë më parë nëpërmes disa rreshtave për Naserin si ish futbollist i Llapit, me cilësi të larta, së bashku me ju miq të mi i dëshiruam shërim të shpejtë Naserit...
Edhe pse gjendjen e kishte të rënduar nipat e tij ia lexuan at biografi (lamtumirëse), ishte një forcë e shtuar në mes lotëve dhe dashurisë ndaj futbollit dhe shokëve të tij.
Na u falënderua me mall e nostalgji. Zoti e bekoftë legjendën e Llapit. Naser (Mustafë) Ibrahimi”, ka shkruar Mehmeti në profilin e tij në facebook.