Futbollisti me origjinë shqiptare, Albian Hajdari është thirrur nga Juventusi që të jetë pjesë e bardhezinjve sezonin e ardhshëm.
Hajdari prej dy vitesh është pjesë e 19-vjeçarëve të Juventusit, teksa u rikthye këtë verë tek Bazeli, por ka ndodhur e papritura dhe bardhezinjtë e kanë thirrur sërish mbrojtësin 18-vjeçar për t’iu bashkuar skuadrës në stërvitje.
Lajmi u bë i ditur nga vetë faqja e Bazelit i cila u uroi fat mbrojtësit në aventurën e re.
Hajdari është futbollist i lindur në Zvicër i cili është aktivizuar dhe me skuadrën e moshave të helvetëve.