Podgorica vjen si favorite në ndeshjen e kthimit ndaj Laçit, për shkak të fitores 1-0 që kanë marrë javën e shkuar në shtëpi. Por, kompanitë e huaja të basteve kanë tjetër mendje për sfidën e sotme, pasi koeficientet e vendosura anojnë nga laçianët.
Fitorja e Laçit kuotohet me 2.1, ndërsa barazimi është vlerësuar me koeficient 3.18. Fitorja e Podgoricës kuotohet me 3.5. Laçi duhet të fitojë me dy gola diferencë që të kualifikohet në turin e dytë të Konferencë Ligës.
Nëse javën e shkuar sportdashësit shqiptarë e patën të vështirë për të parë ecurinë e Laçit në Malin e Zi, kjo gjë nuk do të jetë problem për ndeshjen e kthimit.
Madje, për ata që e kanë të pamundur që ta ndjekin ekipin e zemrës nga shkallët e stadiumit, mundësitë për ta parë në televizor janë të shumta, pasi Laçi-Podgorica do të transmetohet në dy kanale televizive. Takimi mund të ndiqet në platformën e televizionit publik, “RTSH”, si dhe në platformën “SuperSport”. Ndeshja pritet të luhet në temperatura të larta, të cilat prej kohësh po e karakterizojnë vendin tonë.