Struga Trim & Lum mposhtet në Shkup me rezultat 4:1 nga Liepaja e Letonisë, në kuadër të rrethit të parë të Conference League.
Futbollistët e skuadrës shqiptare treguan lojë të mirë por pësuan golat nga pakujdesia sidomos në 45 minutat e dytë në stadiumin e FFM-së.
Në fund të pjesës së parë, mysafirët shënuan nga mos reagimi si duhet i mbrojtjes vendase.
Ukpa (45') nga afërsia realizoi pa problem për 0:1.
Edhe pjesa e dytë ishte fatale për struganët, kur mysafirët shënuan edhe tri herë përmes Dodos (47' e 49'), Barozkinit (62').
Emir Skënderi në minutën e 57-të realizoi për struganët.
Ndeshja e parë në Letoni ka përfunduar baras (1:1), por sa mjafton ai rezultat kur si vendas struganët pësuan humbje të thellë.