Arsenali ka shtuar emrin në listën e klubeve të interesuara për të nënshkruar sulmuesin e Chelsea, Tammy Abraham.
23 vjeçari mezi ka luajtur për “The Blues” që nga ardhja e trajnerit të ri Thomas Tuchel në janar, dhe bëri vetëm dy paraqitje për klubin pas mesit të shkurtit, shkruan Daily Mail.
Qendërsulmuesi i cili vlerësohet në 40 milionë funta nga Chelsea.
Ky ekip poashtu ishte përfshirë në një ofertë që ishte refuzuar për këmbim plus para të gatshme për yllin e Borussia Dortmund Erling Haaland në fillim të kësaj jave.