Llapi nga Podujeva eliminohet nga garat evropiane përkatësisht Conference League.
Ndeshja mes Llapit dhe Shkupi përfundoi pa fitues (1:1) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, por llapjanëve iu kushtoi humbja në takimin e parë në Shkup me 2:0, kësisoj u eliminuan me rezultat të përgjithshëm 3:1.
Llapjanët treguan raste më shumë, ishin më të mirë por sulmuesit e saj nuk u treguan konkret në momentet vendimtare.
Skuadra mysafire nuk tregoj ndonjë lojë por që u shqua herë pas here me zhagitje e për çka i shkonte fortë nerva kryetrajnerit të Llapit.
Në minutën e 75-të, Benjamin Emini përjashtohet nga loja, duke lënë Llapin me një futbollist me pak në fushë.
Pas tre minutave (78’), Ali Adem përfitoi nga një ngathtësi e mbrojtjes vendas dhe kaloi në epërsi skuadrën shqiptare nga kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut.
Në minutën e 83-të, Drilon Fazliu barazon rezultatin (1:1).
Llapi dëmtohet edhe për një penallti në minutën e fundit.
Llapi luajti, Shkupi u kualifikua në rrethin e dytë. Dorën në zemër, as në ndeshjen e parë Shkupi nuk tregoi lojë të mirë por fitoi me rezultat 2:0.
Llapi - Shkupi 1:1
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Gjyqtar: W. Altmann (Austria).
Shënues: Fazliu (83’) – Adem (78’).
Kartona të verdhë: Shabani, Hoti, Ramadani - Rwatubyaye, Alvarez e Adem, Cheshmedjiev.
Llapi (4-3-3): Coric; Emini, Idrizi, Prençi, Peposhi (Shillova 46’); Ramadani, Hoti (Selmani 60’), Shabani; Maliqi (Veliu 46’), Firmino (Fazliu 67’) Dos Anjos, Sadriu.
Shkupi (4-2-3-1): Naumovski; Iljazi (Gjorgjievski 46’), Rwatubyaye, Faustin, Zuka; Shabani, Cheshmedjlev; Kitanovski (Sheji 78’), Alvarez, Cvetanoski (Ademi 63’); Markoski (Trapanovski 70’).