Skuadra e Batatinës ka barazuar 1:1 ndaj Shkupit në “Fadil Vokrri”, por ishte mposhtur me rezultat 2-0 në duelin e parë.
Me rezultat të përgjithshëm 3:1, përfundon rrugëtimi evropian i Llapit.
Pas ndeshjes, trajneri i Llapit ishte shumë i nervozuar me referimin në këtë ndeshje.
“Po mendoj që është hera e parë dhe Llapi fitoi shumë eksperiencë, u eliminuam sot, por treguam që futbolli i Kosovës ka ecur, luajtëm me nënkampionin e Maqedonisë, mund të jemi më lartë së ta, nuk u kualifikuam, por dhamë maksimumin. Nuk realizuam në pjesën e parë, u munduam në pjesën e dytë të ndryshojmë në skemën e lojës”, tha fillimisht Batatina.
“Shkupi më shumë është mbrojtur, djemtë e kanë dhënë maksimumin, kemi humbur – por kemi luajtur shumë më mirë se Shkupi, ndoshta eksperienca ndikoi, e do të na ndihmojë në të ardhmen.”
“I takova disa persona të FFK, sot pashë refer më të dobët se referët tanë – nuk do të ankohem më tek referët e Superligës. Reagimet e mia kanë qenë se penalltia e dytë, s’ka çfarë të bëjë me një lojtarë që të jetë penallti. Ky nivel i referimit as në Superligë nuk mund të referojë. Po te ishin dy penalltitë e akorduar, arbitri i dha kahje tjetër lojes”, përfundoi ai.