Skuadrat e Kosovës, Drita dhe Prishtina do të kenë sfidat e tyre përkatëse në kuadër të eliminatoreve të Ligës së Konferencave.
Sipas rregullave të UEFA-së, në bazë të pozicionimit të shteteve skuadrat ndeshen nga një deri në tri takime kualifikuese.
Kosova gjendet e 53-ta, kështu që skuadrave kosovare iu duhen dy fitore në dy takime për të arritur kualifikim në fazën e grupeve.
Drita e mposhti skuadrën malazeze, Deqiç dhe do të ndeshet në ndeshjen e dytë me Fejnordin.
Prishtina është kualifikuar pasi është eliminuar nga kualifikimet e Ligës së Kampionëve dhe ata do të ndeshen në ndeshjen e parë me skuadrën uellsiane “Konnah’s Nomads”.