Gurishta tregon përshtypjen e arbitrit

Futboll

Gurishta tregon përshtypjen e arbitrit

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 11:28
Gurishta tregon përshtypjen e arbitrit

Vllaznia humbi padrejtësisht në ndeshjen e parë kundër Sirokit në shifrat 3-1 me arbitrin rus që anoi ndjeshëm nga kundërshtarët, por fitoi sërish “padrejtësisht” pasi ishte me 12 lojtarë në fushën e lojës.

Tifozët shkodran kishin pushtuar stadiumin dhe nuk kanë pushuar për asnjë sekondë të vetme duke qenë përkrah ekipit për t’i dhënë goditjen fatale rivalëve.

Kjo atmosferë ka çuditur edhe kryesorin e takimit, suedezin Sjoberg. Në një prononcim për “Sport Ekspres”, Gurishta ka treguar se Sjoberg i ka cilësuar si “të çmendur” shkodranët”. Gjithashtu kapiteni ka edhe “thumbimin” për arbitrin rus që mbajti në favor të Sirokit në ndeshjen e parë.

“Të them të vërtetën që na ka motivuar, madje gjej rastin ta falënderoj arbitrin rus pasi falë tij jemi këtu në raundin tjetër. Gabimet e tij na dhanë forcën dhe motivimin më të madh. Objektivi ynë ishte që të kalonim turin e parë dhe ia dolëm.

Do të shohim rivalët në ditët në vazhdim. E dimë që është kundërshtar i fortë dhe shkojmë për rezultat pozitiv atje. Ishte një emocion që kisha kohë pa përjetuar.

Të humbasësh ndeshjen e parë 3-1 dhe të zhvillosh takimin perfekt në praninë e gjithë atyre tifozëve…nuk e di, e papërshkrueshme. Tifozët meritojnë notën 10 dhe janë mbështetja jonë më e madhe. Tifozat jetojnë me futbollin në Shkodër dhe kemi shumë nevojë për ta. Madje edhe arbitri i ndeshjes ishte i mahnitur nga tifozat tanë se kisha komunikim me të dhe më tha që atmosfera ishte e çmendur”, tha Gurishta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat