Drita do ta ketë një sfidë të vështirë para vetës në Ligë e Konferencës.
Drita do të përballet me skuadrën holandeze, Feyenoord në ndeshjen e dytë të kualifikimeve për Europa Conference League.
Mirëpo, problem do të jetë për Dritën pasi kualiteti i Feyenoordit është i lartë në krahasim me skuadrat nga Ballkani.
Sipas “Statista.com”, skuadra holandeze vlerësohet diku rreth 95 milionë euro.
Steven Berghuis llogaritet si lojtari më i shtrenjtë me 13 milionë euro, i ndjekur nga Nicolai Jorgensen me 7.5 milionë dhe i treti është Rick Karsdorp me 7 milionë.
I katërti rënditet turku, Orkun Kocku i cili gjithashtu llogaritet të ketë vlerë prej 7 milionë eurosh.
Ndeshja e parë e Dritës me Feyenoordin do të zhvillohet me 22 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri”.