Drita me kualifikimin në raundin e dytë të Konferencë Ligës, do të sigurojë plotë 550 mijë euro nga UEFA. Vetëm pjesëmarrja i ka siguruar 220 mijë, ndërsa kalimi në raundin e dytë 350 mijë euro, raporton Insporti.
Ish kampionia e Kosovës eliminoi klubin shqiptar nga Mali i Zi, KF Deçiq pas dy ndeshjeve të zhvilluara me rezultat të përgjithshëm 3:1.
Klubi gjilanas me këto të hyra do ta ketë shumë më të lehtë vazhdimin e sezonit.
Rrugëtimi I Dritës në këtë garë do të jetë shumë I vështirë, pasi në raundin e dytë do të përballet me Feynordin nga Holanda.
Ndeshja e parë do të zhvillohet në Kosovë më 22 korrrik.