Ekspedita e Santa Klarës, bën përgatitjet e fundit para udhëtimit drejt Shkupit dhe përballjes me skuadrën e FC Shkupit, më 22 korrik, në sfidën e parë të raundit të dytë të Ligës së Konferencave.
Skuadra portugeze për këtë qëllim ka vaksinuar tërë ekipin para ardhjes në Shkup.
Aktualisht në Portugali është zmadhuar numri i të prekurve nga koronavirusi, andaj ekspedita e Sant Klara-s vendosi që të vaksinojë tërë ekipin para ardhjes në Maqedoni.
Ndeshja e parë do të zhvillohet më 22 korrik në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, ndërsa sfida kthyese është programuar 7 ditë më vonë në Portugali.